Ndahen çmimet Golden Globes, “The Fabelmans” filmi më i mirë dramatik

Ndahen çmimet Golden Globes, “The Fabelmans” filmi më i mirë dramatik

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Los Angeles ceremonia e Golden Globes ku triumfoi filmi “The Fabelmans”, i Steven Spielberg.

Filmi  ‘Banshees of Inisherin’ ka rrëmbyer tri trofe, përfshirë filmi më i mirë komedi, skenari më i mirë, si dhe aktori më i mirë i komedisë për protagonistin e luajtur nga irlandezi Colin Farrell.

The Fabelmans”, filmi autobiografik i Steven Spielberg, ishte një nga fituesit e mëdhenj, me titullin realizimi më i mirë dramatik.

Komedia ‘Abbott Elementary’, dhe komedia satirike ‘The White Lotus’ ishin ndër fituesit në kategoritë televizive.

Cate Blanchett mori çmimin si aktorja më e mirë e dramës për interpretimin e saj në Tar.

Ndërsa Quan, i cili luajti si fëmijë së bashku me Harrison Ford në filmin Indiana Jones dhe Temple of Doom po me regji të Steven Spielberg, pranoi trofeun si aktori më i mirë dytësor.

Si në çdo dalje Holliwoodiane, vëmendjen e tërhoqën veshjet e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq.

E ardhmja e Globes u vu në dyshim pasi një hetim i Los Angeles Times në vitin 2021 pasi organizuesit u akuzuan për deklarata seksiste dhe raciste, por duket se publiciteti që i bëhet fituesit dhe kandidatët në këtë ceremoni që rrit shpesh shanset e tyre në Oscar, triumfoj mbi polemikat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy