Putin: Perëndimi kërkon të “asgjësojë” Rusinë. Lukashenko: Ja kur do e sulmojmë Ukrainën

Putin: Perëndimi kërkon të “asgjësojë” Rusinë. Lukashenko: Ja kur do e sulmojmë Ukrainën

Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin tha se Perëndimi kërkon të “asgjësojë” Rusinë, sipas skynews.

Ai madje i krahasoi përpjekjet e Perëndimit me ato të nazistëve për të djegur libra në vitet 1930. Putin përmendi JK Rowling si provë që Perëndimit i pëlqen të asgjësojë njerëzit.

Është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë, pasi në vendin tonë nuk ka vend për intolerancë etnike, ku për shekuj me radhë kanë jetuar  së bashku grupe të ndryshme etnike.

Ndërsa Presidenti i Bjellorusisë, një ndër aleatët e pakët që i kanë mbetur liderit rus Vladimir Putin, ka treguar skenarin kur shteti që ai drejton do të përfshihej në luftë.

Mënyra e vetme për të përfshirë Bjellorusinë në luftë, është nëse sulmohemi. Nëse ata nisin të na sulmojnë ne.

Kështu tha Alexander Lukashenko, sipas asaj që raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

E kam thënë 20 mijë herë që nuk kemi plane që të luftojmë në Ukrainë,” shtoi lideri bjellorus.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy