
Ekipi kosovar i Federatës së Mundjes së Kosovës, që ndodhej në Turqi për Kampionatin Botëror të mundjes, ka arritur të shpëtojë nga lëndimet, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme gjatë ditës së hënë.
Trajneri i ekipit të mundjes së Kosovë, Zyber Gjoni, i cili ndodhej bashkë me ekipin prej gjashtë anëtarësh në Turqi, rrëfeu për MCN live, përjetimet e çastit të tërmetit fatkeq, që sipas tij do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.
Ai thotë se fati deshi që hoteli i tyre nuk u shemb, teksa ai afër tyre, ku ishte ekipi turk i mundjes, gjatë shembjes, mori jetën e shtatë mundësve turk, të cilët bashkarisht do të merrnin pjesë po atë ditë në kampionatin botëror të mundjes në Turqi.
Sapo kemi arritur në Prishtinë, pas 35 orë udhëtimi dhe rrugëtimi shumë të vështirë, nga Karahamani, drejt Stambolit pastaj në Shkup e më pastaj në Kosovë.
Ka qenë një përjetim i tmerrshëm, ne ndodheshim në hotel në gjumë në ora 04:07 min, bashkë më ekipin tonë prej gjashtë anëtarësh, ekipin e Francës, të Uzbekistanit dhe të një pjesë se ekipit turk, teksa pjesa tjetër ishte në hotelin afër nesh, ku gjeten edhe vdekjen 7 prej tyre.
Ekipi jonë ka dalur më pak dhe ka ndihmuar njerëzit e mbetur nën rrënoja, kemi arritur të nxjerrim 6-7 veta, kemi thyer xhamat e makinave që ti fusin njerëzit brenda, policia e ambulancat kane arritur në ora 10.
Ishim të gjithë të traumatizuar, ka qenë një dridhje prej afro 100 sekondash, nuk pushonte, ka qenë tmerri më i madh i përjetuar, pastaj kushtet e ftohta të motit, pa energji elektrike, pa ujë.



