Vip-at po marrin ketaminë, droga po përdoret masivisht në Hollywood

Vip-at po marrin ketaminë, droga po përdoret masivisht në Hollywood

Në Hollywood ka shpërthyer kriza e përdorimit të ketaminës, sipas medieve amerikane. Qendrat e rehabilitimit thonë se në SHBA rreth 20 deri në 30% e pacientëve që punojnë në industrinë e filmit përdorin këtë lloj droge.

Vdekja e aktorit Matthew Perry, pjesë e serialit të famshëm “Friends” ka sjellë hetime të thelluara për përdorimin e ketaminës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ketamina është një drogë që përdoret kundër depresionit dhe dhimbjeve, por që në sasi të mëdha çon në humbje jete dhe varësi.

Sipas dokumenteve të gjykatës, në ditën që vdiq, aktori kishte marrë dozën e tretë brenda 24 orësh. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e tij.

Autoritetet federale amerikane thanë se hetimi për vdekjen e Perryt zbuloi një "rrjet të gjerë kriminal të nëndheshëm" që shpërndante sasi të mëdha ketamine në të gjithë Los Anxhelosin.

Mjekë të ndryshëm në Los Anxhelos thonë se ketamina është ndër drogat më të përdorura në Hollywood sepse VIP-at mendojnë se është më e sigurt se kokaina.

‘Rreth 20 deri në 30% e pacientëve punojnë në industrinë e filmit. Ka rritje të varësisë ndaj ketaminës, njëjtë si alkooli, kokaina dhe opioidet.

Mjekët dhe ekspertët thonë se tregu lulëzoi gjatë pandemisë, kur shërbimet e shëndetit në internet, klinikat dhe kujdesi në shtëpi u shtuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy