
Deputeti Selami Jenisheri ngul këmbë se nuk ka bërë asnjë gabim në deklaratën e tij në Parlament një ditë më parë. Atë që mediat e cilësuan gafë, Jenisheri tha se është logjike.
“Unë jam 80 vjeç, ka pensionistë që janë 90. Këta që janë të moshuar, kanë nipat e mbesat që janë edhe ata pensionistë. Ne do t’u dalim zot këtyre”, tha ai në studion e emisionit "Të Pakespozuarit".



