Rama fton shkodranët të votojnë PS në 18 qershor pasi PD nuk do dretësinë: Lulëzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësorë

Rama fton shkodranët të votojnë PS në 18 qershor pasi PD nuk do dretësinë: Lulëzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësorë

Nga Shkodra e cila njihet edhe si bastion i të djathtëve, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve të këtij qarku që të bashkojnë votat me PS në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ata që votojnë PD, ta pranojnë që partia që kanë votuar, ju mohoi mundësinë atyre, fëmijëve të tyre, që të jetojnë në një botë ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. Si mundet që një sipërmarrës të pranojë që ata që udhëheqin PD, janë të lidhur si mishin me thojini, me gjykatat dhe vendimet e korruptuara të gjykatësve. Si mundet ata? Vota e 18 qershorit është shumë më tepër sesa një votë për PS. Unë s’u them atyre që të bëhen me PS.”, tha Rama.

Por kreu i qeverisë tha se PD-ja po qëndron larg zgjedhjeve pasi ka frikë nga drejtësia.  Sipas tij, kreu i PD-së sot i ka shpëtuar drejtësisë me raport mjekësor. Ai kujtoi kështu procesin gjyqësor ndaj Bashës për Rrugën e Kombit.

“Partitë janë për të shërbyer dhe nuk janë skuadra futbolli. Nëse ajo shërben mirë meriton të shpërblehet, në të kundër të ndëshkohet.

Mendoj se këtu në Shkodër PD-ja të ndëshkohet, për gjithë këtë që ka shkatërruar. PD ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet dhe t’i lërë pa zgjedhje ata që e votojnë.

E ka bërë këtë sepse nuk do të ndahet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Lulëzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësorë.

Nëse Saliu e rregullon me një telefon, një qytetar i zakonshëm nuk e merr të drejtën që i takon.

Si mundët që njerëzit e zakonshëm mund ta pranojnë që PD të luftojë që të dëmtojë sa më shumë Shqipërinë dhe zgjedhjet vetëm e vetëm që të mbajë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy