Greqia /Bushati: Marrëveshja për detin më e mirë se në 2009, ‘Ligji i Luftës’ presim të hiqet në pranverë

Greqia /Bushati: Marrëveshja për detin më e mirë se në 2009, ‘Ligji i Luftës’ presim të hiqet në pranverë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka folur përsëri për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se Tirana pret që brenda pranverës Athina të shfuqizojë “Ligjin e Luftës”. Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, ky shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t’u kthehen këto prona.

“Ka një dëshirë për t’u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri. Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre pasaka ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s’ka dyshime as për palën greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji. Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona", tha Bushati.

Gjatë një interviste ne '5 pyetje nga Babaramo', kryediplomati shqiptar foli edhe për rifillimin dhe garantim i procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtara sa i takon vendprehjeve të eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri. "Garantuam një marrëveshje e cila nuk ishte kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Ka grupe të ekspertëve në terren që punojnë në terren. Janë dy vendprehje të firmosura që në 2009 mes Berishës dhe Karamanlis. Po negociojmë për heqjen e vulës apostolike, kursehen 4 mln euro në vit nga emigrantët shqiptarë”, u shpreh Bushati.

Marrëveshja e Detit, tha Bushati, do jetë një marrëveshje e re dhe do jetë më e mirë se ajo e 2009. "Shqipëria me një marrëveshje të re do të fitojë në të gjitha drejtimet. Me aplikimin e parimeve për të cilët ne kemi rënë dakord, Shqipëria do të ketë një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009-s. Qoftë për sa i përket detit territorial, ashtu edhe zonës ekskluzive ekonomike, sepse ka një dallim nga pikëpamja e të drejtave që kanë vendet në det territorial dhe në zona ekskluzive ekonomike. Kam dëgjuar shumë shumë shumë spekulime këtë periudhë saqë është e vështirë shpesh edhe për të pasur një opinion racional. U fol për të ashtuquajturën parim të 12 miljeve. 22 milje ia njeh Konventa shteteve, nuk është se 12 miljet janë objekt negocimi. Po diskutohet sot...", deklaroi Bushati

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy