Opozita bllokon prezantimin e buxhetit/ Kume: Grupi i deputetëve do të bllokojë dhe ndërpresë çdo aktivitet të Kuvendit (VIDEO)

Opozita bllokon prezantimin e buxhetit/ Kume: Grupi i deputetëve do të bllokojë dhe ndërpresë çdo aktivitet të Kuvendit (VIDEO)

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë sot pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar nëpër dyer dhe nuk lejuan hyrjen nëpër salla të ligjvënësve të mazhorancës.

Nisur nga kjo, gazetari i politikës Mariglen Kume, i ftuar në “MCN live”, thotë se vijimi i bllokimeve me gjasë do të bëhet edhe në të gjitha komisionet dhe aktivitetet e kryesisë së Kuvendit.

Sipas tyre, ata arsyetohen me faktin se atyre u është mohuar e drejta legjitime që buron nga rregullore e Kuvendit.

Atë që jemi mësuar ta shohin në aktivitetin e Parlamentit do ta vijojmë ta shohim edhe në komisione ose në aktivitetin e kryesisë së Kuvendit, ku çdo aktivitet i Kuvendit do të ndërpritet ose do të bllokohet nga GP i PD-së me arsyetimin se atyre u është mohuar një e drejtë që buron nga Kushtetuta, nga rrugorja e Kuvendit qe bëhet fjale për çështjen e komisioneve hetimore, GP i PD-së ka kërkuar tre komisione hetimore të cilat janë rrëzuar në mbledhjet e Konferencës së kryetarëve dhe më pas në parlament.

Gjithashtu GP i PD-së, pretendon se kuvendi u ka mohuar atyre zëvendësimin në komisionet parlamentare dhe përsa kohë nuk ka një normalitet , edhe veprimet që do të ndërmerren prej tyre nuk do të jenë normale, duke vijuar me bllokim të çdo aktiviteti që do të ketë në Parlament dhe në kryesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy