Shqipëria merr Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 (VIDEO)

Shqipëria merr Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 (VIDEO)

Shqipëria merr zyrtarisht sot kryesimin e Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Europë (OSBE) për vitin 2020.

Kryesimin e OSBE Shqipëria e mori nga Sllovakia, e cila i dorëzoi në 6 dhjetor Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë, në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj.

Kryeministri Rama në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur në Bratislavë u shpreh se, “Presidenca e OSBE-së, shënjon kulmin e një transformimi kaq domethënës”.

Kryeministri u ndal te vizioni i Presidencës shqiptare, që sipas tij, “drejtohet nga 3 pika të rëndësishme”. “Së pari, synojmë të përqendrohemi tek bazat, duke vënë në zbatim së bashku me mirëbesim, një tërësi gjithëpërfshirëse të angazhimeve tona politike. Thelbësisht kjo do t’i shërbejë kredibilitetit të OSBE-së, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë dhe për të gjithë ne, shtetet anëtare të saj. Receta e Helsinkit për paqe në Europë është e thjeshtë, por efektive: respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Nëse duam siguri dhe paqe në Europë duhet të mbajmë përgjegjësi për t’i zbatuar plotësisht angazhimet tona”.

Së dyti, Rama tha se, “OSBE-ja ka vërtetuar që e ka aftësinë të pozicionohet shpejt dhe ndonjëherë aty ku askush tjetër nuk arrin”. “Ky është një aset shumë i madh, diçka që bën ndryshimin në terren, qoftë në parandalimin e një konflikti, në monitorimin e zgjedhjeve, apo kur mbështet reforma, duke përmirësuar sigurinë dhe begatinë e qytetarëve tanë. Ky është një avantazh unik i organizatës sonë dhe Presidenca Shqiptare do të promovojë punën e OSBE-së aty ku është më afër me njerëzit”, – tha Rama.

Së treti, frymëzuar nga përvjetori i tretë i Kartës së Parisit, Rama tha se, “do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e dialogut, si e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri, masat për rritjen e kredibilitetit dhe përdorimi i plotë i dialogut të strukturuar janë kritike për këtë sipërmarrje”.

Edhe Ministrit i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e vlerësoi ngjarjen  si “suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO”.

Cakaj ka numëruar prioritetet që sipas tij, do të jenë, “parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorni-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji janë prioriteti i presidencës shqiptare në dimensionin politik-ushtarak, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore përbën prioritetin në dimensionin ekonomiko-mjedisor.

Liritë  themelore të njeriut dhe promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore përbëjnë dimensionin njerëzor në prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE, 2020.

Rinia do të jetë një prioritet ndërdimensional i Kryesisë Shqiptare të OSBE dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Autoritetet e Shqipërisë e konsiderojnë kryesimin e OSBE 2020 një mundësi dhe njëherazi përgjegjësi në rritjen e kredibilitetit  dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë”.

Mandati do të zgjasë për një vit, ndërsa Suedia do të pasojë në 2021. OSBE me qendër në Vjenë përfshin gjithsej 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy