Partia Demokracia e Bashkuar në Venezuelë ka fituar zgjedhjet e mbajtura ditën e dielë duke mare shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare. Pas 2 dekadave dominimi i partisë socialiste tashme ka përfunduar. Presidenti Maduro ka pranuar humbjen, duke njohur "Këto rezultate negative” dhe ka fajësuar situatën si një "lufte ekonomike" që nisi opozita kundër qeverisë së tij
Pesë orë pas përfundimit të votimit, Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve njoftoi se opozita kishte fituar 99 vende.
Kjo është humbja më e rëndë e Partise Socialiste e themeluar nga ish-lideri Hugo Chavez në vitin 1999 te cilët kanë fituar vetëm 46 vende.



