Grabitja në Rinas, polica rrethon Farkën për arrestimin e grabitësit të 5

Grabitja në Rinas, polica rrethon Farkën për arrestimin e grabitësit të 5

Aksioni për kapjen e autorit të pestë të super grabitjes që ndodhi më 9 shkurt në Qafë-Kashar, ku u vodhën paratë e bankës BKT, ka ngritur në ‘këmbë’ Policinë e Shtetit. Sipas "Balkanweb" në këto momente forca të shumta policore kanë mësyrë nga toka dhe ajri në Farkë. Policia është mobilizuar, me blinda, armatim modern dhe snajpera për të kapur të shpallurin në kërkim, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.

Deri më tani Policia ka arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për supergrabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit. Gazetari Artan Hoxha tha për “BalkanWeb” se “janë arrestuar 4 persona, 2 prej tyre ish-efektivë Komando si dhe janë shoqëruar 10 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.

Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy