Policia e Tiranës parandalon një vrasje në familje

Policia e Tiranës parandalon një vrasje në familje

Policia e Tiranës parandalon një vrasje në familje,  duke arrestuar një 49 vjeçar nga Surreli.  Bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë ndërsa policia i sekuestroi disa armë në momentin e prangosjes.

 

Ja njoftimi i plotë i policisë:

 

Tiranë, Parandalohet nje ngjarje e rende kriminale .

Gjenden dhe Sekuestrohen arme dhe municione .

Arrestohet ne flagrancë nje shtetas.

Specialistët e Komisariatit të policisë Nr 4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

- Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjec vjeç, banues  Surrel, Tiranë

Ky shtetas u ndalua pas nje telefonate te marre tek salla operative per konflikt ne familje

Menjehere forcat e  policisë, shkuan në  banesë në Surrel dhe bene te mundur arrestimin e shtetasit te sipershenuar.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale:

Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek

Një pistolet e markës "Bereta" me një krehër me 5 fishek.

Një qese e mbushur me 211 fishek te kalibrave te ndryshem

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Dhuna në familje", parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy