
Këngëtari i njohur i muzikës gjakovare qytetare, Edi Furra, është i njohur për repertorin e gjerë të gjithë muzikës shqipe që ai performon.
Në një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Edi thotë se e ndjen veten mirë në muzikën tradicionale gjakovare bashke me ato të Shqipërisë së Mesme dhe të Shkodrës.
Unë vij nga një familje me tradita të vjetra në muzikën tradicionale gjakovare. Duke nisur që nga gjyshërit e mi që kanë kultivuar këtë muzikë, sepse Gjakova është e vetmja trevë që kultivon muzikën e saj tradicionale. Më pas babai im që ka qene mik dhe ka kënduar bashkë me Ymer Rizën, pastaj xhaxhai im i ndjerë ka qenë bashke me të madhin Ismet Peja, deri te djemtë e xhaxhait, vëllezërit, dhe unë qe e kam marrë bajrakun e familjes në muzikë.
Në qytetin tim, në Gjakovë unë ftohem për muzikën tradicionale, në ahengjet, në të cilat kur shkon për të kënduar duhet të jesh shumë i sigurt se publiku në Gjakovë i di përmendesh të gjitha këngët. Në Gjakovë nëse ti nuk di ti këndosh këngët e Shqipërisë së Mesme, Elbasanit, Shkodrës, nuk ke çfarë kërkon atje.
Gjatë karrierës së tij 25 vjeçare në kultivimin e muzikës burimore shqiptare, Edi, kujton edhe humbjen e nënës me të cilën ka qenë shumë e lidhur.
Ai thotë se të nesërmen e varrimit të saj, atij iu desh të këndonte në një aheng, moment të cilin nuk do ta harrojë kurrë.
Profesioni ynë është shumë i ndejshëm, por unë do ndajnë një moment shumë të vështirë të karrierës time përgjatë 25 viteve karrierë. Para dy vitesh, tani në prill behën që kur nëna ime Ija, ndërroi jetë.
Kam qenë shumë e lidhur me të, sepse Ija na ka rrit, pasi babai më ka vdekur kur isha 2 vjeç. Atë ditën që varrosëm nënën unë kisha një dasmë që ishte prenotuar një vit para dhe mu desh ta shtyja dasmën për të nesërmen sepse e kisha të papërballueshme të dal të këndojë në atë gjendje që isha.
Por kam marrë forcat dhe kam kënduar sepse edhe Ija më ka dhënë gjithmonë kurajë që profesionin vazhdoje sidoqëtëjetë. Ky është momenti që nuk do e harrojë sa të jem gjallë.



