Pedagogia Irena Myzeqari thotë se ne jetojmë në një botë të pasigurtë dhe të ndryshueshme dhe se personalisht nuk e sheh eksplorimin si proces që shkatërron dhe tek vetja e saj eksplorimi e ka bërë të kuptojë vlerën që ka familja.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se nëse e nisim eksplorimin se çdo strukturë duhet hedhur poshtë, është e gabuar.
Sipas saj, hiperseksualizmi e dëmton feminizmin dhe se media luan një rol të konsiderueshëm në të bërit grua.
Nëse para 30 vitesh sistemi na orientonte ta ndërtonim identitetin tonë në një mënyrë të caktuar, sot media është kthyer në agjent të rëndësishëm në të bërit grua apo burrë.
Një nga akuzat më të mëdha që i bëhen medias është se është seksiste se duket sikur e ka pranuar gruan dhe femëroren në gjirin e saj.
Media po e instrumentalizon gruan në favor të saj, duke ofruar portretin e grave të modernizuara. Kanë këmbët por kanë humbur zërin, janë Arieli i kohëve moderne.
Janë të paafta, nuk arrijnë të prodhojnë një ligjërim alternativ dhe të jetë një mendim ndryshe në shoqërinë shqiptare, kuota nuk është zgjidhja më e mirë për feminizmin, rregullon diçka, ndihmon por nuk mendoj se është mekanizmi më i rëndësishëm që zgjidh problemet e gruas.
Unë nuk mendoj se sasia në qeveri është garantori i vetëm që kemi një revolucion feminist në vendin tonë.
Këto gra duke u kujtuar për gratë e tjera kur ndodh diçka, kjo është vetëm për të kaluar radhën dhe nuk sjell ndërgjegjësim.
Revolucioni feminist nuk ka ndodhur, madje nuk ka filluar. Beteja e feminizmit sapo ka filluar, se ka shumë mundësi për të eksploruar.



