Banorët protestë për rrugën Prekal-Ndërlysa: Mbi 60 viktima, komuniteti i Dukagjinit i harruar (VIDEO)

Banorët protestë për rrugën Prekal-Ndërlysa: Mbi 60 viktima, komuniteti i Dukagjinit i harruar (VIDEO)

Banorët e Dukagjinit kanë dalë sot në protestë për rrugën, pasi kërkojnë ndërhyrje në aksin Prekal-Ndërlysa.

Banorët thonë se protesta nga bashkia drejt prefekturës së Shkodrës, është paqësore për të sensibilizuar organet e pushtetit vendor dhe qendror.

Njëri nga banorët protestues deklaroi se janë munduar të ankohen te përfaqësuesit e zonës, por pa rezultat.

Nuk e përmendin fare komunitetin e Dukagjinit. Rruga e Dukagjinit është problemi jetik për komunitetin dukagjinas.

Se në atë rrugë kanë thyer qafën ndër vite, mbi 60 viktima janë bërë po t’i mbledhësh. Janë nja 7-8 lapidarë aty.

Protesta bëhet për të treguar nevojën jetike. Ne do të ngulim këmbë deri në fund, se nuk mund të lejojmë që të shpopullohet ajo zonë.

Kalon në shkretëtirë, në një zonë ku kanë jetuar mbi 30 mijë banorë. Rruga e makinës është problemi jetik, është bërë dhe shkak për largim.

Banorët thonë se protesta është për mirëmbajtjen e rrugës e cila është bërë që nga viti 1968.

Kërkojmë që rrugës t’i bjerë mbrapa shteti, kanë ikur shkollat, spitalet, e kanë braktisur të gjithë se nuk kanë si ikin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy