
Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor shtetin shqiptar për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë. Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëmshpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.
Lidhur me këtë çështje, Manjola Veizi, Kosulente ligjore për Qendrën Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) deklaroi se ende kemi shkolla të cilat kanë probleme me segregimin. Ajo tha se segremi është një fenomen ekzistent dhe se duhet të ketë politika desegreguese që të bëjnë të mundur që arsimi të jetë gjithëpërfshirës.
Mendoj se segregimi është një fenomen që është ekzistent. 4-5 vitet e fundit qendra jonë e ka ndjekur dhe falë bashkëpunimit me institucionet e arsimit shkollat e përbëra vetëm nga komuniteti romë si Berat apo Shkodër, Korçë justifikohen si shkolla të veçuara për romët që të jesh më afër komunitetit, por që më vonë degradojnë në një nivel të ulët arsimor përjashtohen nga shoqëria dhe fëmijët ndjehen të diskriminuar. Duhet të ketë politika desegreguese që të bëjnë të mundur që arsimi të jetë gjithëpërfshirës.
E pyetur se para se familjet të arrijnë tek ju cilat janë hapat që ata ndjekin, Veizi tha se ka vite që këtë fenomen e kanë ngritur fillimisht disa aktivistë dhe nëna në komunitet. Ajo theksoi se meqë familjet varfra marrin një paketë ushqimore në fund të muajit detyrohen që ti çonin në këto shkolla për të përfituar këtë ndihmë, por kur u pa që kishte një vullnet të munguar në institucione cështja u çua në Strasburg sepse ndarja në arsim është problem që sjell më vonë diskriminim racor.
Po e nis me rastin e Korçës e cila ka 90% fëmijë romë. Ka vite që këtë fenomen e kanë ngritur fillimisht disa aktivistë dhe nëna në komunitet. Kanë kuptuar që fëmijët e tyre në këto shkolla nuk mësojnë dhe kjo jo për shkak të mësuesve por për shkak se janë të të njëtit komunitet dhe prindërit e tyre janë të pa arsimuar dhe nuk i ndihmojnë dot. Komuniteti rom duket që vuan nga një shifër e lartë e papunësisë dhe niveli arsimor dhe pritshmërisë së mësuesve bien. Në fillim nisen nga fakti për ti ndihmuar dhe edhe pse po të shohësh raportin e prformancës ‘Naim Frashëri’ doli e fundit në listë për performancën dhe vetë komuniteti e konsideroi shkollën të papërshtatshme që fëmija s’ka çfarë të marri dhe kërkon lëvizjen në shkolla të tjera. Meqë familjet e varfra marrin një paketë ushqimore në fund të muajit detyroheshin që ti çonin në këto shkolla për të përfituar këtë ndihmë. Por kur pamë që kishte një vullnet të munguar në institucione e çuam çështjen që në Strasburg sepse ndarja në arsim është problem që sjell më vonë diskriminim racor.



