
Prokuroria e Posaçme bëri dje publike “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha se strategjia e SPAK për krimin zgjedhor ka në fokus survejimin e krimit të organizuar, grupeve kriminal, abuzimet me buxhetin e shtetit.
Po ashtu një pikë e rëndësishme e kësaj strategjie është dhe monitorimi i rrjeteve sociale të partive politike dhe politikanëve.
SPAK tha ditën e djeshme se do të jetë në terren për të survejuar krimin e organizuar, grupet kriminale, paratë që financojnë në mënyrë të paligjshme partitë politike, fushatat elektorale por edhe abuzimet me të mirat materiale, si makina, karburant, zyra paratë e buxhetit të shtetit që ligjërisht janë të ndaluara dhe të bëhet fushatë elektorale në orarin e punës, apo të intimidohet stafi i administratës shtetërore për fushatën elektorale. Këto do të monitorojë SPAK dhe do i monitorojë me një numër telefonin konkret për subjektet politike, qytetarët dhe këso tjetër. Do të ketë një platformë elektronike ku mund të bëhen denoncimet online dhe po ashtu do të ketë një monitorim intensiv të paktën sipas SPAK të rrjeteve sociale të partive politike, politikanëve dhe denoncimeve që do të bëjë media për t’i pasur këto si një indicie për të vijuar më pas hetimet.



