Tentoi ta vriste ish-gruaja shqiptare, mjeku grek lë ambientet e spitalit

Tentoi ta vriste ish-gruaja shqiptare, mjeku grek lë ambientet e spitalit

Mjeku grek që disa javë më parë u qëllua me armë nga ish-bashkëshortja e tij shqiptare, ka dalë ditën e sotme nga spitali ku qëndroi i shtruar. Jorgo Nelo, 68 vjeç, qëndroi nën kujdesje intensive mjekësore për disa ditë, ndërsa e pandehur për plagosjen e tij është marrë shqiptarja Klodiana Çela.

68-vjeçari grek, me profesion mjek, do të vijojë ende të marrë kujdes mjekësor si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup. Ish-bashkëshortja e tij, Klodiana Çelo, e qëlloi me plumba në gjoks dhe bark. Për këtë të fundit, ai iu nënshtrua një ndërhyrje prej 4 orësh pasi plumbi i kishte prekur organet vitale.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 11 nëntor, teksa 68-vjeçari po kthehej në shtëpi me vajzën 12-vjeçare. Ish-bashkëshortja e tij është nëna e vajzës. Kujdestaria e fëmijës ishte bërë mollë sherri mes ish-çiftit. 4 vite më parë, Klodianës iu hoq kujdestaria e vajzës. E prej asaj kohe, Klodiana Çelo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy