Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Indi, mes tyre tre fëmijë, për shkak të një rrjedhje gazi shumë toksik në një zonë industriale me popullsi të dendur.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare.
Policia ende nuk ka mundur të gjejë natyrën e gazit dhe burimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ludhiana, në veri të vendit.



