Të premten do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për presidentin Ilir Meta.
Në seancën që pritet të zhvillohet në orën 13:00, fillimisht do të merret në pyetje kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Deputetët do ta pyesin Dvoranin në lidhje me veprimtarinë e kreu të shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, çështje e cila është kthyer në shkak për përplasja të fortë mes mazhorancës, KED-së dhe Presidentit të Republikës.
Më herët Komisioni Parlamentar ka vendosur që të shtyjë me katër muaj mandatin dhe të vijojë hetime, pasi pritet opinioni nga Komisioni i Venecias.
Prej muajsh, mazhoranca ka ngritur Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, të cilin e akuzon për shkelje të Kushtetutës.
Përveç anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, maxhoranca ka shtuar në Komision si objekt hetimi dhe dekretin e Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatën Kushtetuese.



