Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër ku i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.



