Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

Banori më i vjetër i Japonisë dhe personi më i vjetër i verifikuar i gjallë në botë, Tomiko Itooka, është ndarë nga jeta në moshën 116-vjeçare, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Itooka është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më 29 dhjetor.

Drupal Ad

Gruaja mori titullin e njeriut më të vjetër në botë në dhjetor 2023 pas vdekjes së 116-vjeçares Fusa Tatsumi, gjithashtu banuese në Japoni.

Rekordet Botërore Guinness e njohën zyrtarisht Itooka si personin më të vjetër në botë në shtator 2024.

Tani personi më i vjetër në botë është shtetasja braziliane 116-vjeçare Inah Canabarro Lucas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy