
Deti i stuhishëm, dallgë mbi 160 kilometra në orë, rrugët të ndërprera prej rënies së pemëve, 140 000 shtëpi pa energji elektrike: kjo është stuhia “Amelie”, e cila ka mbërritur në pjesën atlantike të Francës prej disa orësh dhe tani po tërhiqet në gjysmën perëndimore të vendit.
Shira të fuqishëm dhe përmbytje, raportohen gjithashtu në juglindje. Moti i keq, i raportuar paraprakisht ditët e fundit, po përparon drejt brendësisë së Francës me intensitet në rënie. Thuajse të gjitha ndërhyrjet e zjarrfikëse janë bërë për shkak të rënies së pemëve, por në Landes, 47 persona duhej të evakuoheshin prej një kampingu, ndërsa çatia e një kazino Mimizan, ende në zonën franceze Baske, u shemb. Shumë rrugë dhe lidhje hekurudhore janë ndërprerë.



