I papunë, por në “Smart” kishte 7 pako me marijuanën, pranga shqiptarit në Itali

I papunë, por në “Smart” kishte 7 pako me marijuanën, pranga shqiptarit në Itali

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar shqiptar, i cili prej kohësh ishte gjëmuar nga forcat e rendit. Shqiptari u ndalua dhe arrestua nga karabinierët e Terma-s, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 7 pako të vogla me marijuanën nën sedijen e pasagjerit në makinën e tij “Smart”.

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili sipas hetimeve rezultoi të ishte i papunë u ndalua gjatë një pike kontrolli rutinë në një prej rrugëve kryesore të Teramos.

29-vjeçari me inicialet P.B aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit. Droga dhe automjeti i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan Teramo.it.

Ndërkohë pas kapjes në flagrancë të shqiptarit, u krye dhe një kontroll në banesën e tij por nuk u gjet gjë. Megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe destinacionit se ku do dërgohej droga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy