
Young Zerka është këngëtari që solli një risi në muzikën shqiptare, duke ndërthurur elementë të pastër reggae me një stil të veçantë interpretimi.
Tonet karakteristike të zërit dhe look-u i tij “xhamajkan” i dhanë sukses të padiskutueshëm, për të cilin ai u shpreh në emisionin “Zgjohu me MCN” se ishte ndër të parët që e solli këtë stil muzikor në Shqipëri.
Duke folur për identitetin e tij artistik, Young Zerka thekson se ky stil ka qenë njëkohësisht bekim dhe sfidë.
Kam rreth 15 vite në treg. Të jesh ndryshe është gjë e mirë, por ndonjëherë edhe të penalizon. Duke qenë se kam jetuar në Angli, e kisha më të lehtë të shkruaja në anglisht apo në ‘patua’ me stil xhamajkan.
Por në momentin që flisja me theks korçar në intervista, njerëzit habiteshin dhe më thoshin drejtpërdrejt se do bëhesha si Sean Paul apo Bob Marley. Rryma që bëj është e njëjtë, por nuk kopjoj askënd.
Kam dëgjuar të gjitha rrymat muzikore, por eksperienca e të jetuarit në një familje xhamajkane më dha mundësinë ta mësoj nga afër këtë stil.
Jetova në Londër për 9 vite. Aty erdha edhe me albumin tim të parë. U ktheva për familjen dhe e vazhdova muzikën këtu.
Sa i përket eksperiencave të fundit artistike, e kam shijuar pjesëmarrjen në Festivalin e RTSH-së, ku performoi një këngë përshëndetëse së bashku me Tirin dhe Fifin.
Në jetën personale, Young Zerka rrëfen se është baba i një djali 16-muajsh, Zigi.
Unë nuk jam martuar akoma, por jam baba i një djali 16-muajsh, Zigi.
Nipërit dhe mbesat i kam dashur gjithmonë dhe kur erdhi djali im, mezi e kam pritur.
Për natën e ndërrimit të viteve, këngëtari do të jetë në punë.
Edhe për 31 dhjetor, natën e ndërrimit të viteve do jem duke performuar live në disa qytete.
Do të këndojë fillimisht në sheshin e Elbasanit, më pas në Librazhd dhe do ta mbyllë natën në Tiranë.



