
Të rinjtë Jurgen Struga dhe Amadeo Laze nga Pogradeci kanë nisur pasionin e tyre për instrumentet që nga vegjëlia.
Jurgeni për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se që në moshën 13 vjeçare e ka vazhduar vetëm me instrumentin e klarinetës, për të mos e ndërruar më.
Duke filluar që në moshën 13 vjec, e ka filluar si pasion, dhe nuk e kisha menduar se do ta bëjë si profesion. Që në kopsht, edukatorja ju sugjeronte prindërve që ky fëmijë ka talent për instrumente, pro se mendoja që do e vazhdoj me klarinetën.
Nuk e kam ndërruar si profesion, e kam vazhduar me pas edhe më studimet ne “Tefta Tashko”, tani kam bendin tim muzikor në Pogradec, por pos kësaj zone, veprojmë edhe në Korçe, Vlorë, etj.
Njerëzit pëlqejnë shumë muzikën popullore në dasma ku na ftojnë, pastaj turbofolku është në modë, por nuk ngel pas as kërkesat e muzikës së Shqipërisë së Mesme.
Nga ana tjetër Amadeo Laze, frymon në instrumentin e llautës, pak i njohur në vend, por që performon edhe ne kitarë dhe në bas.
Llauta nuk është një instrument i ngjashëm me kitarën. Është komplet ndryshe, nga akordimi, është një instrument që vjen nga Greqia, nuk është autokton. Unë kam që në moshën 5 vjeç që e kam nisur me instrumentet, porse e kam filluar me pianon, tani jam student në Akademinë e Arteve.
Llautën e përdor më shumë për regjistrime në studio, për ansamble, por në live e përdor me raste kur më kërkojnë. Në shumicën e dasmave dhe eventeve në zonën tonë, shkoj i kitarist dhe basist.



