Këngëtari brazilian, Kevin Bueno i njohur si Mc Kevin ka vdekur pasi ra nga dritarja e hotelit të dielën në Rio de Janeiro.
Autoritetet vendase bënë me dije se këngëtari 23-vjeçar ra nga ballkoni i katit të 11-të të një hoteli në Barra da Tijuca ku ishte duke qëndruar.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai u dërgua në spitalin Miguel Couto, por nuk arriti të mbijetonte.
“Fatkeqësisht Kevin Bueno nuk arriti ti mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë”, shkruhej në deklaratën e autoriteteve vendase.
Ndërkohë vetëm pak javë më parë këngëtari ishte martuar me Deolane Bezerra, ndërsa dhe kjo e fundit konfirmoi lajmin e vdekjes së bashkëshortit të saj.
“Ti do të jesh gjithmonë dashuria e jetës time. Dashuria më e bukur që kam pasur ndonjëherë, njeriu që më donte dhe admironte shumë. Shko me Zotin, djali im! Unë do të dua përgjithmonë”, shkruante Bezerra krahas fotos me këngëtarin.



