Kryeministres së rrëzuar nga pushteti në Bangladesh i është revokuar viza amerikane

Kryeministres së rrëzuar nga pushteti në Bangladesh i është revokuar viza amerikane

Kryeministres së rrëzuar nga pushteti në Bangladesh, Sheikh Hasina, i është revokuar viza amerikane dhe tani po shqyrton opsionet e azilit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet evropiane, sipas raporteve të mediave.

Hasina u largua nga Dhaka mes protestave masive të vazhdueshme në vendin e saj që e detyruan të jepte dorëheqjen për një ligj të diskutueshëm për kuotat e punësimit.

Gjatë javëve të fundit demonstratat studentore në Bangladesh janë përshkallëzuar në përleshje të dhunshme që kanë lënë mbi 400 të vdekur.

Raportimet se SHBA i kanë hequr vizën Hasina u bënë me dije pasi ish-kryeministrja u largua nga Bangladeshi për në Indi.

Uashingtoni dhe Dhaka thuhet se panë një partneritet produktiv gjatë mandatit afatgjatë të Hasinës, duke bashkëpunuar në çështjet e sigurisë dhe refugjatëve. SHBA është gjithashtu importuesi më i madh i produkteve të Bangladeshit, me blerjet që arrijnë në 8.3 miliardë dollarë në 2021.

Megjithatë, gjatë viteve të fundit Uashingtoni dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime për klimën politike në Bangladesh. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i etiketoi zgjedhjet e përgjithshme të fundit në Bangladesh si "të padrejta dhe jo të lira" dhe vitin e kaluar vendosi kufizime vizash për zyrtarët dhe politikanët e Bangladeshit.

Ambasada e SHBA në Dhaka ka refuzuar të komentojë mbi statusin aktual të vizave të Hasinës, duke thënë se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy