Dy shkolla në qarkun e Elbasanit nuk kanë nisur ditën e sotme procesin mësimor, pasi janë konsideruar si si të pasigurta dhe me rrezik për nxënësit.
Përmes një komunikate zyrtare, Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan bëri të ditur se për arsye sigurie, është urdhëruar mbyllja e tyre.
Përkatësisht bëhet fjalë për një shkollë në Njësinë Administrative Labinot Fushë, e cila nuk zhvillon mësim pasi ka dëmtime të çatisë e për rrjedhojë futet uji brenda. Po ashtu, është mbyllur edhe shkolla në Njësinë Administrative Kushove, Gramsh, pasi prurjet e shumta të përroit përbëjnë rrezik për kalimin në shkollë.



