
Avokati dhe ish prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar shtyrjen e seancës së kryebashkiakut Erion Veliaj për të cilin u shpreh se nuk e vë në diskutim strategjinë e tij të mbrojtjes.
Ai tha se lidhur me veprat penale për të cilat akuzohet Veliaj arresti me burg është i nevojshëm.
Sipas tij jemi duke folur për vepra penale shumë të rënda dhe se në këto rrethana gjykata nuk mund ta ndryshojë vendimin për të.
Nuk e vë në diskutim strategjinë e mbrojtjes së Veliajt, por ajo që dua të them është se gjyqtarët nuk kanë sjellje represive, por duhet të kemi parasysh se kushdo qytetar shqiptar që do ishte sot para drejtësisë me ato akuza do ishte 100% i sigurtë që do ishte në arrest me burg me masë sigurie.
Kam parë se është diskutuar shumë rrezikshmëria e personit se mund të ndryshohet masa e sigurimit, por kur japin masën e sigurimit është element kyç e veprës dhe autorit.
Ka dy elementë objektiv që ka të bëjë me veprën penale që ka kryer apo i atribuohet dhe në rastin konkret janë vepra penale që dënohet maksimumi 8 vjet dhe gjykata ka parasysh këtë rrezikshmëri.
Kemi dhe pjesën subjektive që ka të bëjë me individin personalisht dhe për Veliajn s’mund të themi se është person i rrezikshëm, por të kombinuara sëbashku përbëjnë atë që quhet rrezikshmëri shoqërore dhe në këtë rast është pothuajse e pamundur të ndryshohet masa e sigurimit në rrethanat ku ai ndodhet.
Përpos provave të reja e rëndësishme është dhe momenti i caktimit të masës së sigurimit dhe vijimin e saj. Në çdolloj retorike mund të ketë njëlloj nuance kërcënimi, por një pjesë e gazetarëve kanë dalë në mbrojtje të kryebaskkiakut. Hetimi pasurr nuk bëhet për çdo vepër penale.



