Basha: Ish-shefi i komisariatit të Tropojës në ’97-n kërcënoi deputetin Agron Shehaj

Basha: Ish-shefi i komisariatit të Tropojës në ’97-n kërcënoi deputetin Agron Shehaj

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me incidentin e shënuar paraditen e sotme në Jal, ku pati përplasje mes policisë dhe banorëve gjatë një aksioni të IKMT-së. Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi policinë se ka kërcënuar dhe nuk ka lënë të kryejë detyrën deputeti i Vlorës, Agron Shehaj.

“Policia dhe IKMT-ja janë sjellë si banditë me qytetarët dhe deputetët. Kryeinspektori Fatmir Meta kërcënoi deputetin Agron Shehaj. Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët të saj. Me makinën e tij udhëtoi banda që ekzekutoi heroin Azem Hajdari. Kur ai drejtonte rendin dhe sigurinë, bandat u veshën me uniformë. Ai u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë në grupin e Zani Çaushit”, tha Basha.

Në emër të demokratëve, Basha tha se PD do të depozitojë një kallëzim penal për kryeinspektorin Meta, ndërsa bëri një paralajmërim për kryeministrin Rama.   

“Rama dhe Xhafa e kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur oligarkët dhe kriminelët me të cilët ndajnë paratë. PD do të depozitojë sot një kallëzim penal për kryebanditin Fatmir Meta. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë, por kësaj radhe do ta kapë për bishti. Për Ramën kam një mesazh: Një fije floku po iu prek deputetëve të opozitës, përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama në kokën tënde”, përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy