Ambasadori japonez në OKB, në mbledhje me një shishe vere të prodhuar në Kosovë (FOTO)

Ambasadori japonez në OKB, në mbledhje me një shishe vere të prodhuar në Kosovë (FOTO)

Ambasadori japonez, Yoshifumi Okamura, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shijuar një gotë vere të prodhuar në Kosovë, ndërsa fliste për shtetin kosovar. Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

 “Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë vere nga Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Vera është nga Rahoveci, përkatësisht "Bodrumi i Vjetër".

 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë.

 Në këtë mbledhje ka pasur deklarata e përballje mes ambasadores kosovare, Vlora Çitaku dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy