
Privatizimi i tokës shtetërore në atë private, me theks të veçantë sipërfaqet e mëdha të pronave të cilat gjenden në bregdet, kanë gjetur miratim nga qeveria për kalim të kontratave në pronë private.
Së fundi, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, të botuar në Fletorën Zyrtare, është njoftuar dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si shitës dhe dy kompanive private, si blerës, për pasurinë shtetërore, e cila ndodhet në Hamallaj të Durrësit, me sipërfaqe 55 000 m katrore.
Sipas projektit, miratimi i lejes për zhvillimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private, nënkupton që brenda pesë vitesh nga nënshkrimi i kontratës, blerësi të realizoj projektin në këtë zonë, ndërkohë që çmimi i përfituar nga kalimi i sipërfaqeve të pronës shtetërore në atë private, kalon 100 për qind në buxhetin e shtetit.
Nga kjo shitje e pornës shtetërore përfitojnë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Tiranë.



