Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për transparencë në përdorimin e fondeve të pandemisë dhe rindërtimit nëse është proceduriale apo ka dyshime reale mbi qeverinë shqiptare, thotë se përderisa shqetësimi a kapërcyer Atlantikun dhe FMN në Washington bën sot pas 3 vjetësh kërkesë për transparencë të plotë, mbasi jemi njohur se si shpërndaheshin çeqe parash para zgjedhjeve të 25 prillit, tregon se gjithë ky proces menaxhimi është me elementë të qartë korruptiv.
Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se askush nuk ka harruar pavarësisht se SPAK është institucion interesant për të mbyllur çështje.
Ka tregues njëri element pas tjetrit të një korrupsioni galopant tërmeti, fatkeqësi shumë e rëndë natyrore, se si këto fatkeqësi natyrore përbënin lumturi të madhe për qeverinë për të rrëmbyer qindra milionë euro.
Janë 800 milionë dollarë të harxhuara vetëm për rindërtimin.
Vetëm për fonde pandemisë të deklaruara janë 200 milionë, se ka dhe të tjera të padeklaruara, shkojnë 200 milionë të tjera, pa llogaritur fonde të buxhetit që u përdorën me batërdinë e tenderave sekretë, ku u përfshinë Ministria e Mbrojtjes etj.
U përdor kjo situatë, u quajt kjo situatë e mjegullt për të përfituar. FMN ndalet te koncensionet për të cilën ka pasur punë të palodhur.
Më pak se 25% e tyre kontrollohen dhe monitorohen. Pre e abuzimit dhe shpërdorimit, pre e vjedhjes.
Një investim miliarder në masën ku 75% e tyre nuk kontrollohen, llogarisni se çfarë ndodh.
FMN ngre alarmin dhe i kërkon Shqipërisë të bëjë sforco dhe gjithçka për t'u larguar nga lista gri.
Shqipëria cilësohet nga institucionet ndërkombëtare dhe të inteligjencës si një lavatriçe gjigante dhe me rrezik ndërkombëtar për pastrim parash.
Sipas tij, pjesa dërrmuese e fondeve të përdorura janë fonde kredi, që bien në kurrizin tonë dhe se qeveria ka paratë e shqiptarëve nëpër duar të cilat i shpërdoron në mënyrë të tmerrshme.
Lidhur me procesin e rindërtimit tha se nuk ka kontrolle për cilësinë e ndërtimit dhe se kjo punë do mbyllej brenda vitit 2020, por sot ka qindra qytetarë me shtëpi të pandërtuara dhe gati për tu shembur dhe se niveli i transparencës është zero.
Kur një shqetësim kalon dhe bëhet shqetësim i FMN, duhet kuptuar se shqetësimi është shumë i rëndë dhe me shumë probleme të mëdha. Se probleme rutinë nuk bëhen problem shqetësim i FMN.
Ky shqetësim nga FMN, është më shumë se një sinjal alarmi, një emergjencë e jashtëzakonshme. Kudo ku transparenca nuk ekziston dhe kontratat bëhen të shënjestruara pa garë.
Shqetësimin i pari e ka ngritur KLSH. A nuk mjaftojnë thjesht këto për të mos pasur thjesht dyshime, por fakte të bazuara mbi dokumente që kanë akses.
Të gjitha këto shqetësime janë neglizhuar dhe raportet e KLSH dhe denoncimet e opozitës të çuar në organet e drejtësisë, nuk kanë pasur asnjë ndjekje të mëtejshme.
Janë të gjithë indiciet shumë të qarta se këtu ekziston një shpërdorim që duhet hetuar nga ana e drejtësisë. Akuza ka të gjithë elementët për të shkuar te përgjegjësit, nga lart poshtë.
Një hetim korrekt nxjerr cila është përgjegjësia e ministrit që ka lejuar të përdoren fondet. Cilët janë vartësit... Boll që drejtësia të heqë kapjen nga qeveria dhe t'i bëj shërbim ligjit.
Dhe drejtësia e vjetër që shembëm kur gjoja bëmë reformën në drejtësi, ka qenë shumë me efiçente. Kjo e tanishmja dhe kur bëhen publike fakte kaq të rënda, nuk ka lëvizur, nuk kishte bërë kurrë vaki.
Në SPAK ekzistojnë çështje kaq të mëdha të dokumentuara, jo hamendësuara, nga inceneratorët, nga Porti i Durrësit.
Për t'u hetuar ishin dhe gjyqet e humbura qindra miliarda në arbitrazh, çështje të mëdha si e energjisë dhe shpërdorimet që bëhen me shitjet, një mal me çështje, ku SPAK ka qenë i mprehtë për arkat me sardele dhe kanalet kulluese, ndërsa çështjeve qindra miliona dollarëshe ju rri larg dhe pret.
Për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, Vasili thotë se kemi pasur kryetar SPAK dhe më parë dhe se për të ngjarja se kush është kryetar i SPAK, nuk i thotë asgjë.
Kur SPAK shprehet me veprime për ngjarjet janë aty dhe nuk ka bërë absolutisht asgjë. Kryetari i SPAK nuk ka asnjë kompetencë, por kompetenca administrative.
Duhet t’u jepte pavarësi absolute prokurorëve të hetonte. Nuk ka të drejtë të japë udhëzime apo tu ndërhyjë prokurorëve.
Se cili është administratori i radhës, autoriteti i çdo njërit prej prokurorëve të SPAK për ta çuar çështjen deri në fund, është i plotë.
Secili prej tyre është përgjegjës për veprimet e tyre.



