Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Në prangat e policisë ka rënë R. Z., 33 vjeç, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi si dhe E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.
Po ashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin me iniciale B. A., pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Nartës, Vlorë, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë si dhe për M. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



