“Situatë katastrofike”, Kosteri: Avokatët bojkot edhe javën e ardhshme, preken edhe seancat për masën e sigurisë

“Situatë katastrofike”, Kosteri: Avokatët bojkot edhe javën e ardhshme, preken edhe seancat për masën e sigurisë

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Shkodër, Anton Kosteri ka folur në MCN TV mbi bojkotin e seancave nga avokatët, që kundërshtojnë hartën gjyqësore.  

Kosteri bëri me dije se bojkoti do të vijojë edhe javën e ardhshme, ku në datën 21 dhe 22 qershor do të prekë edhe seancat për masat e sigurisë. Ai e konsideroi një grabitje për Shkodrën heqjen e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se duhen dy të tilla, një në Veri dhe një në Jug.

Janë shtyrë 50-80 seanca për çdo ditë kalendarike. Edhe javën e ardhshme kemi marrë vendim të bojkotojmë seancat, ndërsa në 21 dhe 22 qershor do bojkotojmë edhe seancat për masën e sigurisë, si një masë ekstreme, për të rishikuar edhe njëherë draftin mbi hartën gjyqësore. Jemi kundër dhe kemi propozuar që të qëndrojë një Gjykatë Apeli për Veriun dhe një për Jugun që duhet të jetë në Vlorë dhe Fier. Këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhët. Dje znj. Llagami ka qenë në Shkodër, e ka shijuar këtë qytet, që ajo vet ka miratuar që t’i hiqet Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë. I bëj thirrje ministrit të Drejtësisë dhe kryeministrit të rishikojë këtë hartë. Kjo i dekurajon qytetarët, ua bën të vështirë marrjen e drejtësisë. Heqja e Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë është një grabitje që i bëhet Shkodrës. Situata në Gjykatën e Apelit në Tiranë është katastrofike për shkak të reformës në drejtësi. Ftoj shoqërinë civile, bashkinë, deputetët, që të vijnë dhe të protestojnë kundër kësaj veprimtarie të KLGJ dhe thirrjen e vëmendjes së Këshillit të Ministrave që të mos miratohet kjo hartë gjyqësore”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy