
Moldavët janë drejtuar te kutitë e votimit këtë të dielë në ato që janë cilësuar zgjedhjet më të rëndësishme parlamentare të dekadave të fundit. Vendi më i varfër në Evropë, ndërsa vuan nga korrupsioni masiv, kërkon të anëtarësohet në Bashkimin evropian.
Ndërkohë, SHBA-të dhe BE-ja kanë paraqitur raporte se si Rusia po ndërhyn në fushatën zgjedhore duke blerë vota dhe manipuluar opinionin publik që Moldavia të mos shkëputet nga sfera e influencës së Moskës.
Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 21:00.
Moldavia ndodhet në kufi me Ukrainën, ndërsa konflikti ka goditur rëndë ekonominë e vendit me 2.5 milionë banorë. Partia në pushtet e presidentes Maia Sandu ka përballë Bllokun Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik.



