PD dy kërkesa për Kushin pasi u zgjodh ministrja e re e Arsimit

PD dy kërkesa për Kushin pasi u zgjodh ministrja e re e Arsimit

Pak çaste pas emërimit të Evis Kushit si ministre e re e Arsimit në vendin e Besa Shahinit, Partia Demokratike ka reaguar duke deklaruar se arsimi në këto 8 vite ka dështuar. Sipas ish-deputetes Albana Vokshi jo vetëm që nuk u mbajtën premtimet, por edhe sistemi është degraduar më tej.

Ajo i bën thirrje ministres së re të ndërhyjë për testimin e të gjithë mësuesve në këtë fillim të vitit të ri shkollor, ndërsa gjithashtu kërkon prej saj që kjo kategori të mos përdoren në zgjedhjet e ardhshme.

"A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës?

Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!

Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin. 

Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.

- Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e cuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.

- Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm.

- Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla.

- Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë.

Në 7 muajt e mbetur deri në prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:

1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.

2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje. 

Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete,"-shkruan Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy