Franca ndalon me ligj përdorimin e celularëve në shkolla

Franca ndalon me ligj përdorimin e celularëve në shkolla

Franca ndalon përdorimin e celularëve në shkolla. Senati i ka hapur dritën jeshile masës së re, që ishte premtuar gjatë fushatës nga presidenti Emmanuel Macron. Ligji i ri që hyn në fuqi në shtator ndalon përdorimin e celularëve, tabletëve apo pajisjeve të tjera të lidhura me internetin, që nga shkolla fillore e deri në përfundim të asaj të mesme.

Ligji ka lënë hapësirë që çdo institucion arsimor të vendosë vetë nëse do të lejojë përdorimin për qëllime pedagogjike në disa raste dhe zona të caktuara të shkollave. Vetë institucionet arsimore mund të krijojnë një “depozitë” celularësh në hyrje të tyre apo edhe t’i lejojnë nxënësit t’i mbajnë në çantë, me detyrimin për të qenë të fikur.

Një udhëzues praktik për studentët dhe profesorët, me anë të të cilit ligji shpjegohet në detaje, po përgatitet nga qeveria.

Ligji në fjalë konsiderohet një revolucion që do të ndryshojë zakonet e nxënësve francezë, 93 % e të cilëve (mosha 12-17 vjeç) e kanë një celular.

Megjithatë, disa e shohin këtë ligj si një revolucion gjysmak. Kjo për shkak se përdorimi i celularëve në klasë është i ndaluar që prej vitit 2010, në bazë të Kodit të Edukimit. Por shumë shkolla nuk e kishin plotësuar ligjin me rregullore të brendshme dhe ai nuk është vënë në zbatim.

Tashmë me ligjin e ri, përdorimi i celularëve u lejohet vetëm mësuesve.

Sa i takon përdorimit të celularëve, Macron duket se është i prerë edhe kur është fjala për ministrat e qeverisë. Në të gjitha mbledhjet e Këshillit të Ministrave, anëtarëve të kabinetit u ndalohet celulari. Ata i lënë në një raft të veçantë në hyrje të pallatit Elize, për t’i rimarrë kur dalin prej mbledhjes.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy