Tritol për herë të dytë, kush është gruaja që gjeti pakon shpërthyese në dyqan

Tritol për herë të dytë, kush është gruaja që gjeti pakon shpërthyese në dyqan

Një sasi prej 200 gr material eksploziv u gjet në një dyqan në rrugën “Petro Nini” pas denoncimit të pronares. Njësia antieksploziv mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrolleve konstatoi se në dyqan ishte lënë një pako me tritol, i palidhur me mekanizëm shpërthyes.

Burime për Tema TV bënë të ditur se dyqani është në pronësi të shtetases Bruna Aliaj. Mësohet se të njëjtit person i është vënë material eksploziv në makinë para disa muajsh në zonën e 9-katësheve, në qendër të Tiranës. 

Tritol në makinë

Në maj të këtij viti, 50-vjeçares B.Aliaj iu vu tritol në makinën tip “Smart”. Ngjarja  ndodhi shumë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se kjo e fundit e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.

Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy