Përfundon takimi i Metës me ambasadorët e BE/ Prezantohet plani 11 pikësh për daljen nga kriza politike

Përfundon takimi i Metës me ambasadorët e BE/ Prezantohet plani 11 pikësh për daljen nga kriza politike

Pas më shumë se një ore në presidencë, ka përfunduar takimi i Metës me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri.

Mësohet se Presidenti u ka prezantuar ambasadorëve një plan me 11 pika për daljen nga kriza politike, të cilin ia ka prezantuar edhe më herët opozitës.

Gjatë këtij takimi është folur për Reformën Zgjedhore dhe situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin që pati me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian si dhe të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca. Siç njofton zyra e shtypit të Presidencës, në fokus të bisedimeve ka qenë platforma me 11 pika që Meta ka propzuar për integrimin e vendit në BE, shembja e Teatrit dhe Reforma Zgjedhore.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca. Presidenti Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në. Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëme të tensionit shoqëror dhe politik në vend.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin se shkatërrimi i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit. Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve. Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit", njofton presidenca.

Po sot në Presidencë ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf, të cilët u takuan me këshilltarët e Metës.

Më herët, Meta ka zhvilluar një takim dhe me krerët e partive opozitare, ku diskutimi ishte fokusuar tek Reforma Zgjedhore dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy