
Dy persona janë proceduar penalisht në Vlorë për veprën penale “Prishje të qetësisë publike”.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në lagjen “Uji i ftohtë” në Vlorë është konstatuar vepra penale “Prishja e qetësisë publike” në një lokal dhe në një gomone.
Dy të proceduarit janë identifikuar si B.L nga Tirana dhe O.B nga Vlora i cili mbante muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



