
Instituti i Gjeoshkencave flet për nivel të lartë rreziku për rënien e zjarreve, si pasojë e temperaturave të larta në rrethin e Tiranës dhe të Fierit.
Në njoftim thuhet se sot pasdite dhe gjatë së hënës së 4 korrikut pritet nivel rreziku “i lartë’’ në qarkun e Tiranës dhe Fierit, ndërsa në qarqet e tjerë pritet rrezik “i moderuar” për secilin qark.
Në disa qarqe pritet rrezik “i lartë” nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim dhe Jug), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim), Lezhë (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qendër).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.
Sa i takon reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave thotë se sot pasdite dhe gjatë së hënës priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.
Sa i takon temperaturave, gjatë së hënës minimalet dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 25 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 16 / 29 °C
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



