
Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, mjekët onkolog u bëjnë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.
Kirurgia dhe mjekja onkologe Erheve Dervishaj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, apelon gratë dhe vajzat që të evitojnë frikën dhe të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.
Lajmi më i mirë pos uljes së rasteve është fakti se gratë nuk duhet të ketë frikë se do preken sepse sot ka trajtime multidisiplinare dhe se shanset janë shumë herë më të mira nëse kapen që në krye të herës.
Gratë nuk duhen të tremen, duhet të diagnostikohet me kohë, të kontrollojnë veten.
Fillimisht gruaja duhet të njoh veten, gjirin e saj, nga puberteti dhe deri të periudhat e më vona të moshës. Duhet të shohësh simetrinë e gjirit, deformimin, duhet të njoh natyrën e vet.
Femrat duhet ta praktikojnë prekjen e gjirit, e ngrit dorën dhe e kontrollon me shputën e dorës, nëse ndjen diçka në formën e lajthisë, disa që nuk është e njëtrajtshme, si tip gjunge, dhe menjëherë të shkojmë te mjeku. Pastaj rastet kur ka rrjedhje gjiu, me ngjyrë si lëng qershie, ky është rasti për urgjence, që duhet nënshtruar kontrolleve të thella. Pastaj ka shenja të tjera si deformim gjiri, nëse masa është në periferi, të jep ndryshime te lëkurës.
Asnjëherë kanceri nuk shoqërohet me dhimbje, nuk vjen me dhimbje.
Prandaj kontrolli duhet të jetë i mëhershëm.



