
Presidentja Vjosa Osmani nga Brukseli u beri thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë veprimet keqdashëse të Serbisë ndaj Kosovës. Sipas saj, Serbia po planifikon destabilizimin e rajonit.
Lidhur me këtë, profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se kryeministri Rama u kujdes të thoshte ka kërkuar që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, por që sipas tij, kjo i humb besueshmërinë pasi ishte ai i pari që i vendosi ato me anulimin e mbledhjes mes dy qeverive.
Pamë këtë kontradiktën e kryeministrit Rama që kërkoi që Kosovës ti hiqen masat gjë që është e natyrshme dhe e pritshme, por nuk duhet të harrohet se ishte ai i pari që ja vuri masat Kosovës me anulimin e mbledhjes mes dy qeverive. Këto sjellje nuk më duken serioze që t’ja heqësh masat kur je ti ai që ja ke vënë i pari.
E dyta patëm dhe problemin që veç Greqisë që po paraqitet një problem për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tani kërkesat greke po shpalosen dalëngadalë në kuptimin e minoritetit grek në Shqipëri dhe këto mund të dalin me afrimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian mund të theksohen më tepër. Shqipëria duhet të jetë tepër e kujdesshme që të mos agravojë në probleme të cilat vijnë në atë proverbin popullor ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Kjo mund të krijojë incidente, por mbetet të shihet, vlen të theksohet se që jemi përballë një rreziku të tillë, jemi.
Rama nuk duhet të ishte ai i pari që aplikoi masat ndaj Kosovës. Kundër Kosovës për veprimet politike që zgjodhi qeveria e Kosovës, anulimi i mbledhjes së dy qeveri i parapriu masat që ndërmorën më pas BE dhe SHBA. Kështu që tani ai kërkon të kundërtën e kësaj, është në rregull me këtë, por kjo humb besueshmërinë. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë, më mirë të reflektosh mbi atë që ke bërë gabim sesa të mos e bësh asnjëherë.
I pyetur për takimin e Vjosa Osmanit me Meloni, Spahiu tha se Italia përbën 5 e vendeve të fuqishme që janë në një mënyrë defacto protektor të Kosovës dhe është një nga vendet perëndimore që mbajnë takime të rregullta ndaj Kosovës.
Kontribuon në sigurinë e saj, marrëdhëniet ekonomike nuk zënë të njëjtin vend që zënë me Shqipërinë, por gjithsesi është një faktor, aleat strategjik i Kosovës dhe faktor i rëndësishëm në politikën e saj të jashtme dhe sigurinë kombëtare.
Ndërsa lidhur me zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit, Spahiu u shpreh se Vuçiç ka një opozitë të fuqishme, ndërsa shtoi se nuk beson se do të ketë incidente dhe ndërhyrje ndaj Serbisë para zgjedhjeve.
Në këtë pjesë, Kosova mbetet miti kryesor kombëtar serb. Miti që shtrihet gjithë ideologjia kombëtare serbe dhe vazhdon dhe me këto zgjedhje. Vuçiç ka një opozitë më të madhe se asnjëherë më parë, më të fuqishme, nuk e di nëse do i humb apo jo zgjedhjet, mundësitë janë ti fitojë, por për këtë nuk do guxoja të vija bast.
Në opozitën e tij ka një pjesë që është pro evropiane, por pjesa më e madhe është radikale pjesë e cila është kundër njohjes së Kosovës dhe është shumë e zëshme në këtë drejtim, pjesa që është evropiane, është një opozitë shumë e vogël, jo aq edhe prezente në skenën politike sado që mediat evropiane dhe rajonit kanë dëshirë ti japin më shumë hapësirë.
Sa i përket incidenteve, nuk besoj se para zgjedhjeve të ketë ndonjë, nuk besoj për incidente në rast se ato vetë nuk duan ta tolerojnë një incidentë. nëse KFOR, apo amerikanët nuk duan të lejojnë incidente nuk do të ketë një gjë të tillë, por çfarë ndodh nëse amerikanët do duan vetë që të ndodhë një provokim i tillë, që më pas ta sulmojnë Beogradin atëherë Kosova vihet në rrezik.



