Kamioni në Kukës del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët në kërkim të shoferit

Kamioni në Kukës del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët në kërkim të shoferit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrugën e vjetër të Kukësit. Më konkretisht, te Ura e Kolshit, dyshohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Sipas policisë në momentin e aksidentit kamioni drejtohej nga shtetasi F. LL, 37 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Për këtë janë angazhuar menjëherë polummbarët e RENEA-s.

Njoftimi i policisë: 

"Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy