
Komiteti Kombëtar i Vaksinimit të Greqisë njoftoi sot se vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 nuk do të përdoret tek personat mbi 65 vjeç.
Vaksinimet me AstraZeneca në vend janë planifikuar të fillojnë në 12 Shkurt, me grupmoshën e parë që do të vaksinohen, të moshës 60-64 vjeç.
Administrimi i vaksinës AstraZeneca për qytetarët 18 deri 64 vjeç u vendos unanimisht nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit.
Komiteti raportohet se rekomandon një periudhë prej 12 javësh ndërmjet dozës së parë dhe të dytë.
Deklarata u bë nga Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit Maria Theodoridou dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor Parësor Marios Themistokleous.
Të dy theksuan se arsyeja e kufizimit të grupmoshës deri në 64 vjeç është se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për grupmoshën 65+. Këto të dhëna priten në ditët në vijim.
Themistokleous tha se qytetarët e moshës 60-64 vjeç do të jenë në gjendje të caktojnë një takim vetëm në qendrat e vaksinimit me vaksinat AstraZeneca.
Platforma për vaksinimin AstraZeneca për grupmoshat 60-64 vjeç pritet të hapet në ditët në vijim. Datat specifike do të shpallen të hënën, 8 shkurt 2021, kur kompania do të finalizojë orarin e dorëzimit të vaksinave.
Programi i vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna vazhdon siç është planifikuar. Me vendimin të Premten, Greqia u bashkua me vendet e tjera anëtare të BE në lidhje me përdorimin e AstraZeneca.



