Kurti pret vaksinat AstraZeneca: Vaksinimi të fillojë menjëherë

Kurti pret vaksinat AstraZeneca: Vaksinimi të fillojë menjëherë

Pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinës anti-Covid në Kosovë, ka folur kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, ka thënë se është një kontigjent i vogël por që ngjall shpresë të madhe.

Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së për këto vaksina.

“Në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit shëndetësor dhe grupeve të popullsisë në rrezik. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër, andaj ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga miqtë tanë, SHBA-ja dhe BE-ja, të cilët janë donatorët kryesor të aleancës COVAX”, u shpreh Kurti.

Tutje ka thënë se qeveria po bënë të pamundurën që të sigurohen sa më shumë vaksina. Kurti theksoi se vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

“Le të tregohemi të përgjegjshëm, dhe ta ruajmë njëri tjetrin, duke kaluar pandeminë së bashku”, u shpreh kryeminsitri.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Ricardo Serri ka thënë se është kënaqësi për të që të përfaqësoj BE-në për të pritur vaksinat e para anti-Covid.

Ai ka thënë se ka qenë periudhë e vështirë për të gjithë, por sot, një vit prej kur janë shënuar rastet e para mund të jetë dita që shënon fillimin e fundit të pandemisë.

“Sot Kosova për herë të parë ka marrë 24 mijë doza të vaksinës anti-Covid dhe ndoshta janë të mjaftueshme për t’i adresuar nevojat e personave të cilët janë në vijën e parë të frontit”, ka thënë ai.

Serri ka thënë se ky kontingjent është i pari porse javëve në vazhdim do të vijnë edhe vaksina tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy