Rama: Të votosh nuk do të thotë të zgjedhësh mes engjëjve dhe djajve

Rama: Të votosh nuk do të thotë të zgjedhësh mes engjëjve dhe djajve

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në 25-vjetorin e themelimit të FRESSH. Rama apeloi për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në politikë. Kreu i qeverisë tha se vota për PS-në në zgjedhjet e fundit bëri të mundur ndryshimin rrënjësor të vendit përmes reformave të ndërmarra në këto 4 vjet.

Pjesë nga fjala e Ramës

Sot janë 110 mijë familje që kanë marrë dokumentin që i bën pronërë të shtëpive të tyre që i kanë bërë me shumë mundime. Në tetë vjet ishin legalizuar vetëm 20 mijë, kryesisht lokale, hotele e motele. Këtë e bëri të mundur vetëm vota për PS.

Nëse Shqipëria hyn në rrugën e rritjes ekonomike, Shqipëria është në kushtet kur rrit rrogat, por jo borxhin, këtë e bëri të mundur vota për Partinë Socialistë.

Sot borxhi do të ishte më i lartë dhe 97 për qind e shqiptarëve do të vuanin me lakun e taksës së sheshtë në fyt.

 Që politika të bëjë mirë për qytetarët, duhet që sa më shumë njerëz të votojnë për PS-në.

Të votosh nuk do të thotë të zgjedhësh mes engjëjve dhe djajve. Nuk ka engjëj. Të gjithë kemi të metat tona. Edhe PS ka të meta dhe bën gabime. Jo gjithmonë arrin të bëjë atë për të cilën shqiptarët e votojnë. Nuk është zgjedhje mes të bardhës dhe të zezës. Por kush shikon nga e ardhmja nuk ka zgjedhje tjetër përveç PS-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy