Thaçi dhe ish-Shefi i UÇK-së te varri i Rugovës: Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin

Thaçi dhe ish-Shefi i UÇK-së te varri i Rugovës: Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin

Hashim Thaçi ka shkuar te varri i Ibrahim Rugovës për të nderuar me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij. Aty ka thënë se ish-Presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shtetin e Kosovës. Te varri i Rugovës, Thaçi ka shkuar bashkë me ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik. Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Për dallim prej aktiviteteve tjera, kësaj radhe, Presidentin e kanë fotografuar me telefon kur e ka vizituar varrin e ish-kundërshtarit më të madh politik të tij. 

Thaçi sa ishte gjallë Rugova s’kishte arritur asnjëherë të merrte pozita shtetërore dhe as të merrte pozitën e ëndërruar, atë të Kryeministrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy